Arben Prendi: Ministria e Arsimit të anulojë vendimin, do të përballet me protesta

schedule08:28 - 4 Maj, 2020

schedule 08:28 - 4 Maj, 2020

Vendimet e Ministrisë së Arsimit nuk janë mirëpritur nga pedagogë të shumtë pasi sipas tyre janë vendime të pakonsultuara me Universitetet.

Arben Prendi, pedagog dhe anëtar i Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në një intervistë në “Abc e mëngjesit” tha për gazetarin Enkel Demi se udhëzimet janë të paqartësuara.

Gjatë kësaj periudhe Senati ka zhvilluar procesin e mësimit online që tashmë bie ndesh me Ministrinë e Arsimit. Sipas tij ky urdhër krijon situata të pazgjidhura dhe paradoksale, ndërsa shtoi se mungon dialogu midis MAS dhe Universitetit.

“Në kuptim të tërthortë urdhri lidhet edhe me çështje të mesatares, por vendimi tregon që Ministrisë i mungon një redaktor Gjuhe dhe i Letërsisë Shqipe, ka gabime ortografike”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se nëse Ministria vazhdon me mohimin e dialogut me Universitetin shumë shpejt do të përballet me protesta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!