“Kreu i SPAK”, vjen reagimi i parë nga PD. Alizoti: Hetuesit e komunizmit ishin monstra

schedule21:17 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 21:17 - 20 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Mbrëmja në abc” me Mirela Milorin anëtari i kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti ka folur për dokumentin e publikuar nga ish-kreu i ISPK-së, Agron Tufa. Dokument i cili tregon se drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit.

Alizoti i cili vetë vjen nga shtresa e të përndjekurve politik shprehet se hetuesit ishin monstra që torturonin njerëz.

“Hetuesi në kohën e diktaturës ka qenë figura më e urryer, jo vetëm për njerëzit, por ishte i frikshëm për këdo. Kujtoj që kur tim atë e çuan në hetuesi rrobat i kishte me gjak. Në atë kohë burgu ishte një përrallë para hetuesisë. Shoqërisë shqiptare mund ti bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë. Nëse është hetues është një turp për shoqërinë shqiptare. Hetuesi ishte qeni i diktaturës, kafshonte këdo. Është një tmerr që modeli më i keq i shoqërisë të edukojë shoqërinë shqiptare. Hetuesit janë monstra, logjikisht bie e gjithë teza, nëse ky dokument është i vërtetë, është një element që ka rënë. Kemi një simbol, nuk mund të marrin më të keqen tonën dhe të bëjë SPAK”, theksoi Alizoti.

Më tej ai ka folur për Mini Shengenin Ballkanik duke e vlerësuar si një tup për vendin.

“Si ka mundësi në Tiranë të mblidhen shtetet sllave dhe të mos vijë vendi i cili ka sakrifikuar në një masë galoponte për të themeluar shtetin shqiptar. Sot ky takim të zhvillohet pa Kosovën është e turpshme. Politika e jashtme është e gjitha në kaos. Liderët shqiptarë e kanë përdorur politikën e jashtme për të qëndruar në pushtet”, tha ndër të tjera Alizoti.

Tufa publikon dokumentin: Kreu i SPAK, Arben Kraja dënonte njerëz për moralin komunist

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!