Arben Kashahu në PPE: Europa vokacioni dhe destinacioni i Shqiptarëve

schedule14:36 - 4 Shkurt, 2020

schedule 14:36 - 4 Shkurt, 2020

Sekretari për marrëdhëniet ndërkombetare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu ka përfaqësuar Partinë Demokratike në PPE.

Kashahu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur në mbledhjen e PPE se, një individ dhe modeli i tij i dështuar qeverisës nuk mund ta largojë Shqipërinë nga Europa!

Ndër të tjera në postimin e tij ai ka theksuar se Europa është vokacioni dhe destinacioni i Shqipëtarëve.

Postimi i Plotë:

Duke perfaqesuar PD ne familjen e madhe politike PPE. Ndava me perfaqesuesit e partive simotra te vendeve europiane qendrimin e PD se rruga europiane e Shqiperise eshte trajektorja e shpreses per vendin tone, pavaresisht krizes aktuale. Nje individ dhe modeli i tij i deshtuar qeverises nuk mund te pengoje kete trajektore. Europa eshte vokacioni dhe destinacioni i Shqipetareve./abcnews.al