Arbana Osmani rikthehet pas 22 vitesh te puna e parë dhe nuk i mban dot lotët

schedule17:35 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:35 - 25 Qershor, 2021

Ditën e sotme, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është rikthyer në shtëpinë e ‘Top Albania Radio’.

Përmes disa videove në Instastory, ajo ka treguar se është përlotur pasi rrugëtimi i saj ka nisur pikërisht aty 22 vite më parë, në vitin 1999 në një audicion të mbajtur më 3 korrik.

Moderatorja ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.

‘Top Albania Radio’ ka qenë puna e parë e Arbanës, e cila i hapi rrugën për t’u bërë pjesë e televizionit./abcnews.al