Araujo i Barcelonës humb Botërorin, zbulohet periudha e rikuperimit

schedule18:24 - 26 Shtator, 2022

schedule 18:24 - 26 Shtator, 2022

Ronald Araujo humb Botërorin e Katarit me Uruguajin, pasi ka pësuar një dëmtim në gju dhe tashmë duhet të operohet.

Barcelona ka njoftuar se të mërkurën qendërmbrojtësi do të operojë tendinën në kofshën e këmbës së djathtë.

Mediat në Spanjë raportojnë se Araujo do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta dy deri në tre muaj, një lajm i keq edhe për trajnerin Xavi. / abcnews.al