Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arapi: Presidenti ishte euforik, si ne! Vllaznia? Komplimente, të ndershëm gjithë sezonin

schedule20:04 - 21 Maj, 2021

schedule 20:04 - 21 Maj, 2021

7 tituj kampion, Renato Arapi mund të festojë titullin tjetër me Teutën të mërkurën. “Me Besën e mbyllën në vend të dytë, na e mori Dinamo titullin”, thotë fillimisht kapiteni i durrsakëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Më tej ai shton: “Duke parë rezultatin e Partizanit, favorizohemi ne. Kjo ishte gjithë ajo që solli entuziazmin pas ndeshjes. Presidenti thjesht festoi me ne, natyrisht edhe ai ishte euforik bashkë me ne, megjithëse nuk ka mbaruar.

Shpresoj të bëjmë mirë me Apoloninë dhe ta marrim titullin. Kemi besuar dhe kemi thënë se do i bëjmë hyzmetin punës sonë. Fati deshi që sot Partizani u mund dhe ne barazuam. Unë kam folur mirë për Vllazninë gjithmonë dhe i komplimentoj për atë që kanë bërë deri më tani, kanë qenë të ndershëm gjithë sezonin dhe nuk kam asgjë me ata”, tha Arapi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!