Teuta duhet të fokusohet te kampionati dhe të sigurojë qëndrimin në Superiore, pasi nga Kupa e Shqipërisë u eliminua në gjysmëfinale nga Laçi. Trajneri Renato Arapi foli pas ndeshjes për duelin me kurbinasit.
“E nisëm lojën siç donim, ishte objektivi jonë edhe duke rriskuar pak. Pas golit na mungoi edhe fati, por ne pësojmë shumë lehtë. Jam i kënaqur me ekipin, tani duhet të shikojmë para.
Laçi u tërhoq dhe donim të merrnim krahët e të sulmonim me harkime, patëm momente me L.orenco Vilën, por nuk ia dolëm të shënonim”, u shpreh Arapi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Kampionati? Me këtë që treguam sot, atëherë mund të bëjmë edhe më mirë. Në klasifikim jemi në një moment të vështirë, por kam lojtarë që janë me eksperiencë dhe mund të na shërbejnë në këtë moment të vështirë”, përfundoi Arapi. / abcnews.al