Arapi: Kupa shpëtimi i sezonit, fitorja me Vllaznia na fut në garë për vendin e katërt

schedule19:38 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:38 - 9 Shkurt, 2022

Teuta e ka Kupën e Shqipërisë si shpëtim për të kapur kupat e Europës. Durrsakët fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Skënderbeut dhe u kualifikuan në gjysmëfinale, ndërsa pas ndeshjes foli për Supersport trajneri Renato Arapi.

“Jemi të fokusuar për të shpëtuar sezonin totalisht te Kupa dhe me këtë kualifikim besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm. Sigurisht që ka shumë gjëra për të rregulluar, por pozitive ishte kthimi te fitorja pas asaj humbje me Partizanin.

“Përderisa them që synimi është Kupa, do të tentojmë për ta fituar. Por në këtë moment që jemi, kampionati është i vështirë. Nëse fitojmë me Vllazninë, mund të futemi në garë për vendin e katërt. Do të mundohemi të marrim maksimumin, sot kemi fituar Jazxhi dhe Beqjan. Kjo do të thotë që në ekip është punuar me të rinjtë dhe kemi të tjerë që mund t’u jepet mundësia”.

“Faktet e flasin vetë ku e kemi problemin. Jemi fokusuar të rregullojmë pjesën e mbrojtjes, po ta shihnit nga e majta e Skënderbeut na erdhën probleme. Me futjen e Todorovskit, edhe pse nuk ka qenë 100% se ka qenë për kohë të gjatë jashtë për shkak të COVID, ishim më mirë. Duhet të përmirësojmë edhe fazën sulmuese. Por edhe koha nuk ka qenë për të punuar për të dy pjesët, jemi fokusuar më shumë për të rregulluar problemet në mbrojtje.

Europa nga kampionati është e vështirë, por do të synojmë minimalisht vendin e katërt. Por varet edhe nga rezultatet se kemi ndeshje të vështira. Një fitore me Vllazninë mund të na futë në garë për vendin e katërt”, u shpreh Arapi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!