Arabia Saudite vendos masa anti-Covid për pelegrinët që do të bëjnë Haxhin këtë vit

schedule15:28 - 6 Korrik, 2020

schedule 15:28 - 6 Korrik, 2020

Pelegrinët që e kanë të mundur që të bëjnë Haxhin këtë vit do duhet që të vendosin maska dhe të praktikojnë distancimin social.  Këto janë masat e reja të vendosura nga Arabia Saudite, njoftoi media shtetërore e vendit të hënën.

Muajin që kaloi, Arabia Saudite njoftoi se vetëm 1,000 pelegrinë do të lejohet që ta performojnë udhëtimin për në Mekë këtë vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Pra, këtë vit, Haxhi nuk do të jetë i hapur për pelegrinët ndërkombëtarë.

Me rregullat e reja, pelegrinët duhet që të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg njëri-tjetrit, gjatë ritualit të rrethimit të Ka’abasë. Formimi i turmave dhe shtyrja do të jetë e ndaluar, njoftoi më tej agjencia e lajmeve.

Mbretëria ka ndaluar hyrjen në vendet e shenjta si Mina, Mozdalefahi dhe Arafati, për personat që nuk janë të pajisur me leje, 10 ditë para nisjes zyrtare të Haxhit.

Deri më sot, Arabia Saudite numëron 209,509 të prekur me Covid-19 si dhe 1,916 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!