Arabia Saudite transferoi yjet e futbollit, por vendin e parë për shpenzime këtë merkato e mban një klub europian

schedule15:57 - 2 Shtator, 2023

schedule 15:57 - 2 Shtator, 2023

Ditën e djeshme, në mbrëmje, është mbyllur merkatoja e verës në Europë, ku në fakt pati disa lëvizje të bujshme në minutat e fundit.

Megjithatë, klubet europiane kanë pasur një vështirësi të madhe për të transferuar lojtarë të nivelit të lartë, pasi në skenë janë futur klubet nga Arabia Saudite të cilat kanë bërë zhurmë duke thyer rekorde transferimesh me emrat më të njohur të botës së futbollit.

Edhe Sauditet kanë shpenzuar milionat, në krye të top 10 klubeve të cilat kanë derdhur shumë para këtë merkato, është një klub europian.

Al-Nassr (Arabia Saudite) – 165.1 milionë euro: Klubi i Arabisë Saudite nuk ka rimbursuar asgjë në shitje, duke pasur një bilanc totalisht negativ. Nënshkrimet e tij kanë qenë: Otávio (60 milionë euro), Mané (30), Laporte (27.5), Fofana (25), Brozovic (18) dhe Telles (4.6)

Liverpool (Angli) – 172 milionë euro: Liverpool-i, një skuadër e Premier League, ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve një vlerë prej 60.7 milionë eurosh, duke pasur një bilanc negativ prej 111.3 milionë eurosh. Nënshkrimet e tij ishin: Szoboszlai (70 milionë euro), Mac Allister (42), Gravenberch (40) dhe Endo (20).

Al-Ahli (Arabia Saudite) – 184.1 milionë euro: Al-Ahli është një tjetër skuadër nga Arabia Saudite, që nuk ka pasur të ardhura, ndaj i gjithë investimi rezulton në një bilanc absolutisht negativ. Nënshkrimet e tij: Gabri Veiga (40 milionë euro), Mahrez (35), Roger Ibáñez0 (30), Saint-Maximin (27.2), Demiral (20), Mendy (18.5), Kessié (12.5), Al- Hurayji (0.9) dhe Firmino (falas).

Manchester United (Angli) – 206.7 milionë euro: Klubi nga “Old Trafford” ka shitur lojtarë me vlerë 55.34 milionë euro, por me një bilanc negativ prej 151.36 milionë euro. Nënshkrimet e tij: Hojlund (70 milionë euro), Mount (64.2), Onana (52.5), Amrabat (10), Bayindir (5), Evans (falas) dhe Reguilón (huazim).

Arsenali (Angli) – 234.9 milionë euro: Arsenali ka shitur lojtarë për 67.9 milionë euro, pra bilanci negativ i tij është 167 milionë euro. Nënshkrimet e tij: Declan Rice (116 milionë euro), Havertz (75), Timber (40) dhe David Raya (3.34).

Manchester City (Angli) – 241.1 milionë euro: Manchester City ka fituar nga shitjet një vlerë prej 114 milionë eurosh, me një nga bilancet negative më të mira brenda TOP-10, duke pasur humbje prej 126.6 milionë euro. Nënshkrimet e tij: Gvardiol (90 milionë euro), Matheus Nunes (62), Doku (60) dhe Kovacic (29.1).

Tottenham (Angli) – 248.6 milionë euro: Tottenham ka rimbursuar nga shitjet një vlerë prej 112.7 milionë euro, me bilanc negativ prej 135.9 milionë euro. Këto janë nënshkrimet e tij: Brennan Johnson (55 milionë euro), Maddison (46.3), Pedro Porro (40), Van de Ven (40), Kulusevski (30), Vicaro (20), Véliz (15), Phillips (2.3) dhe Solomon (falas).

PSG (Francë) – 349.5 milionë euro: PSG ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve vlerën e 141 milionë eurove, me bilanc negativ prej 208 milionë euro, i dyti më i keqi në këtë drejtim. Nënshkrimet e tij: Kolo Muani (95 milionë euro), Ugarte (60), Dembélé (50), Lucas Hernández (45), Barcola (45), Ekitiké (28.5), Kang-in Lee (22), Xavi Simons (4), Skriniar (falas), Asensio (falas), Arnau Tenas (falas) dhe Gonçalo Ramos (huazim)

Al-Hilal (Arabia Saudite) – 353.1 milionë euro: Ka arkëtuar vetëm 1.3 milionë euro, ndaj ka ka bilancin më të keq me 351.72 milionë euro humbje. Nënshkrimet e tij: Neymar (90 milionë euro), Malcom (60), Rúben Neves (55), Mitrovic (52.6), Milinkovic-Savic (40), Koulibaly (23), Bono (21) dhe Tambakti (11.5).

Chelsea (Angli) – 464.1 milionë euro: Chelsea ka siguruar nga shitjet vlerën prej 264.2 milionë euro, me bilanc negativ 199.9 milionë euro. Nënshkrimet e tij: Moisés Caicedo (116 milionë euro), Lavia (62.1), Nkunku (60), Palmer (47), Disasi (45), Jackson (37), Ugochukëu (27), Robert Sánchez (23), Petrovic (16), Washington (16) dhe Angelo (15)./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!