Arabia Saudite për konfliktin në Lindjen e Mesme/ Princi i kurorës: Izraeli po kryen “gjenocid” në Gaza

schedule09:58 - 12 Nëntor, 2024

schedule 09:58 - 12 Nëntor, 2024

Princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza duke i konsideruar si “gjenocid”.

“Kjo është një nga kritikat më të ashpra e bërë nga një zyrtar saudit që nga fillimi i luftës”, shkruan BBC. Duke folur në një samit me të pranishëm lider myslimanë dhe arabë, princi kritikoi sulmet izraelite ndaj Libanit dhe Iranit.

Nga ana tjetër Izraeli ka kundërshtuar se forcat e tij po kryejnë gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Princi Mohammed paralajmëroi gjithashtu Izraelin kundër nisjes së sulmeve në tokën iraniane.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite tha se ishte një “dështim i komunitetit ndërkombëtar” që lufta në Gaza nuk ishte ndalur, duke akuzuar Izraelin për shkaktimin e urisë në territor.

Princi Faisal Bin Farhan Al-Saud ndër të tjera u shpreh: “Aty ku komuniteti ndërkombëtar kryesisht ka dështuar është përfundimi i konfliktit të menjëhershëm dhe fundi i agresionit të Izraelit”.

Lufta në Gaza u shkaktua nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, ku qindra persona të armatosur hynë në Izraelin jugor. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Izraeli u hakmor duke nisur një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin, gjatë së cilës më shumë se 43,400 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

/abcnews.al/