Arabia Saudite nuk “fle”, dy superyje të Premier League gati të vishen me “flori”

schedule13:32 - 28 Shkurt, 2024

schedule 13:32 - 28 Shkurt, 2024

Sirenat nga Arabia po bëhen gjithnjë e më të forta. Objektivi i Ligës Pro Saudite është gjithnjë e më i qartë, të blejë kampionë të mëdhenj për të luajtur në kampionatin e tyre me qëllim për të rritur cilësinë e tij.

Ka shumë lojtarë të përfshirë që tashmë dihen botërisht, si Cristiano Ronaldo, Benzema, Neymar, Brozovic, Milinkovic Savic, Mitrovic etj. Por duket se sauditët nuk mjaftohen me kaq, pasi tashmë synojnë një dyshe nga liga kryesore angleze.

Fokusi në fakt është te dy prej yjeve të dy klubeve angleze. Sipas “90min”, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah së shpejti mund të ndjekin gjurmët e kampionëve të tjerë të mëdhenj duke forcuar skuadrat që luajnë në kampionatin arab. Mbetet për t’u deshifruar se cilat klube do të fokusohen tek ata dhe ofertat që do t’i bëhen Liverpool dhe Manchester City duke qenë se të dy lojtarët kanë kontratë që skadon në vitin 2025./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!