Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arabët tentojnë të rrëmbejnë Leao nga Milani, Al Hilal gati të paguajë klauzolën e portugezit

schedule11:15 - 23 Maj, 2024

schedule 11:15 - 23 Maj, 2024

Arabët e Al Hilal janë të gatshëm të paguajnë plot 175 milionë euro për Rafa Leao, pra klauzolën e lirimit të përfshirë në kontratën e portugezit dhe klubit italian.

Ky informacion i bujshëm u nis sot nga gazeta sportive portugeze “O Jogo”, e cila në faqen e saj të parë flet për një ofertë të mbërritur në Casa Milan e cila është ekonomikisht e domosdoshme, duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës, por në fund do të vendoset nga vullneti i lojtarit.

Sipas asaj që shkruan gazeta portugeze, klubi arab synon të pushtojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye kërkon të përforcojë skuadrën me yje të mëdhenj./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!