Apple përballet me një valë të re dorëheqjesh

schedule12:58 - 19 Mars, 2023

schedule 12:58 - 19 Mars, 2023

Një nga gjigantët kryesorë të teknologjisë, Apple po përballet me një valë të paparë dorëheqjesh mes punonjësve të saj.

Sipas një raporti të fundit të Bloomberg, gjatë gjysmës së dytë të 2022, Apple humbi dymbëdhjetë drejtues të rangut të lartë.

Madje, shumica prej tyre mbanin titullin e nënkryetarit. Hierarkikisht, ata ishin drejtpërdrejt nën zëvendëspresidentin e lartë i cili raporton te CEO i kompanisë, Tim Cook.

Apple vendosi të zëvendësojë drejtuesit me punëtorë tjerë të brendshëm. /abcnews.al