Apple do të zëvendësojë plotësisht iPhone me syze?

schedule09:26 - 14 Nëntor, 2019

schedule 09:26 - 14 Nëntor, 2019

Apple ka zbuluar pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht iPhone. Apple njofton se produkti i tyre më i famshëm, iPhone pritet të zëvëndësohet me syzet e mençura, brenda një dekade. Pajisjet e reja do të dizajnoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t’ju shfaqej brenda fushës së shikimit.

Shembujt e parë të syzeve të tilla pritet të shfaqen në vitin 2022.

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e Apple në Cupertino, i cili diskutoi dy modele të ardhshme, sipas The Information. Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamera të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin. Pajisja e dytë, që pritet në 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që strehon bateri dhe një procesor./abcnews.al