Kompania prestigjoze “Apple” ka njoftuar se do të investojë më shumë se një miliard euro në Gjermani gjatë tri viteve të ardhshme, kryesisht në Bavari.
Është bërë e ditur se qendrat ekzistuese të kërkimit dhe zhvillimit në zonën e Munihut do të zgjerohen në Qendrën Evropiane të Projektimit të “Apple”.
Rreth gjysma e ekipit global të dizajnit të menaxhimit të energjisë të “Apple” është e vendosur në Gjermani. Sipas kompanisë me bazë në Kaliforni, gati 1.500 inxhinierë nga 40 vende tani punojnë në fushën e dizajnit të menaxhimit të energjisë.
Pasi bleu sektorin e modemit celular të gjigantit të çipave “Intel” në 2019, “Apple” ka zgjeruar laboratorët e saj në zonën e Munihut për t’u bërë qendra më e madhe e zhvillimit të ”Apple” në Evropë./abcnews.al