Apostol Vaso, doktori i terapive kundër dhimbjeve: Mjeku nuk shëron, por trajton

schedule08:45 - 7 Tetor, 2024

schedule 08:45 - 7 Tetor, 2024

Apostol Vaso është mjeku anesteziolog dhe reanimator, që njihet nga të gjithë si doktor “dermani”.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë gjithçka, nga kthimi në Shqipëri, mospajtimi me sistemin dhe deri historitë e suksesit me pacientët e pashpresë që “riktheu” në normalitet.

Sipas Vasos, mjeku nuk shëron, por trajton. Ai ka theksuar se në varësi të mënyrës se si personi mendon, është mënyra se si personi sillet ndaj vetes.

“Unë skanerin e kam mjet pune, përdor rezonanca për të zbuluar dhimbjen e kokës.

Unë që kur jam kthyer nga jashtë, kam punuar në spitalin e Traumës, atëherë spitali nuk ishte si sot, por unë dramën e kam përjetuar mbrapa portës, kishte njerëz që rrinin mbrapa portës dhe askush nuk i shikonte.

Unë kam pasur të sëmurë, që sa i kam vënë dorën kanë qarë, pasi kishin mbi katër muaj që nuk i kishte vënë dorën askush. Nuk është faji i sistemit, por kështu janë gjërat”, tha ndër të tjera Vaso./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!