Aplikacioni “Docere Health” përdoret nga 200 klinika/ Shqiptari, sipërmarrësi i ri i vitit 2023 në Kanada

schedule08:58 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 08:58 - 11 Dhjetor, 2023

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC, Luka Lamaj, themeluesi i aplikacionit “Docere Health” tregoi se arriti të krijonte këtë aplikacion që e përdorin 200 klinika shëndeti dhe 3 spitale më të njohura kanadeze.

“Komunikimi mes mjekëve dhe pacientëve si edhe ekzaminimet mjekësore bëhen online. Këtë e kam krijuar vetë nga fillimi. Ftova partnerin tim që është për teknologji dhe e kemi ndërtuar bashkë. Kështu ka nisur dhe tani për momentin jam aksioneri kryesor i kompanisë. Platformën e kemi ndërtuar në një mënyrë shumë të mirë, sa i përket edhe pjesës së privatësisë dhe nuk kemi asnjë problem për të sigurinë e të dhënave të pacientëve. Pasi i kemi marrë të gjitha masat”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu shpjegoi se me inteligjencën artificiale merren në konsideratë databaze e të dhënave, kërkimi shkencor, pyetësori përpara se të futesh në vizitë me doktorin, po ashtu jepet një përshkrim për të gjithë pacientin. Doktori përpara se të vijë pacienti në klinikë i ka të gjitha informacionet.

“Tani për tani jemi në tre spitale më të mëdha të Kanadasë. Ka gjeneruar rreth gjysmë milionë dollarë të ardhura”, u shpreh ai.

/abcnews.al/