Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli për ‘Agimin e Artë’/ Gjykata greke lë në fuqi vendimin për partinë naziste: Organizatë kriminale

schedule20:04 - 4 Mars, 2026

schedule 20:04 - 4 Mars, 2026

Gjykata e Apelit në Greqi ka lënë në fuqi dënimet ndaj drejtuesve dhe anëtarëve kryesorë të organizatës së ekstremit të djathtë “Agimi I Artë” dhe konfirmoi gjithashtu përcaktimin e saj si një ‘organizatë kriminale’.

“Agimi i Artë” u krijua si një grup neo-nazist në vitet ’80 dhe në kulmin e trazirave politike dhe sociale të shkaktuara nga kriza e thellë e borxhit që përfshiu vendin gjatë periudhës , 2012 deri në 2019, siguroi edhe përfaqësues në parlament.

Me një vendim unanim, një trupë prej pesë gjyqtarësh në Gjykatën Penale të Apelit në Athinë konfirmoi dënimet e vitit 2020 për 42 anëtarët dhe bashkëpunëtorë të partisë, të cilët kishin apeluar vendimet.



Vendimi u përshëndet nga kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Kjo ka të bëjë me një kapitull traumatik në jetën tonë parlamentare, një kapitull që shpresoj dhe uroj ta lëmë përfundimisht pas”.

Partia me ideologji naziste kishte qëndrime të ashpra kundër emigracionit.

Në zgjedhjet kombëtare të shtatorit 2015, u rendit e treta dhe siguroi 18 vende në parlamentin me 300 deputetë.

“Agimi i Artë” është fajësuar për organizimin e disa sulmeve ndaj emigrantëve dhe aktivistëve të majtë, si edhe për vrasjen në vitin 2013 të reperit dhe aktivistit Pavlos Fyssas.

Kjo ngjarje e tronditi opinionin publik grek dhe përshpejtoi hetimet ndaj organizatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!