Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli në seancë, Berisha në rrugë/ Thërret militantët në protestë në Bulevardin para kryeministrisë

schedule10:34 - 3 Mars, 2023

schedule 10:34 - 3 Mars, 2023

TIRANË- Ndërsa vula dhe sigla e PD, ndodhen sot në dorën e trupës gjykuese të Apelit, Sali Berisha ka thirrur sot militantët në protestë. Tubimi është njoftuar të mbahet, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, vetëm një orë pasi gjykata e Apelit të shprehet për fatin e PD.

Në një raportim për ABC News nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku në 12:00 është parashikuar të nisë protesta e Sali Berishës, gazetarja Esiona Konomi tha se ashtu si në cdo protestë edhe sot, godina e kryeministrisë është blinduar, ndërsa ende nuk është vendosur kordoni policor. Sa i takon kryeministrit, mësohet se ai është në Tiranë, dhe parashikohet të jetë sot në kryeministri gjatë orarit të protestës edhe pse nuk ka një axhendë publike.

Sa i takon organizatorëve, ata janë ende duke punuar, në përgatitjet e fundit për skemën dhe podiumin. Bulevardi sakaq është me qarkullim të bllokuar për automjetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!