Apeli në seancë, Berisha në rrugë/ Sërish pjesëmarrje e ulët e protestuesve

schedule17:27 - 3 Mars, 2023

schedule 17:27 - 3 Mars, 2023

TIRANË- Episodi i dytë i revolucionit të premtuar, dështoi. Sali Berishës ju bashkuan shumë më pak protestues se sa herët e tjera, duke e tkurrur protestën jo vetëm në numra, por edhe në kohëzgjatje.

Lideri i opozitës e shtyu daljen nga selia për të fituar kohë e për të kuptuar sinjalet ëë mund t’i vinin nga gjykata e Apelit.

Në rreth 60 minuta tubim, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e fshehën arsyen e vërtetë pse kishin dalë në rrugë.

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që uzuropojnë PS dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e PD.” -u shpreh Meta.

“Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtat votën e cdo e gjë e uzurpoi me sektin më antishqiptar, sektin e Rilindjes. Kërkon të asgjesojë edhe PD, mendon e beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. “ u shpreh Berisha.

Teksa paralelisht gjykata nuk po nxitonte në dhënien e vendimit për vulën e PD-së, Berisha e deklaroi protestën të mbyllur, përpara se sheshi të zbrazej vetë, edhe nën ndikimin e shiut.

Por, kjo protestë shënoi edhe një tjetër tërheqje tjetër të opozitarëve.

Ata i braktisësh kapsollat, tymueset dhe shishet e benzinës ëë ndeznin herët e tjera.

Ky dordolec me uniformë burgu e me fytyrën e kryeministrit përballoi zemërimin e proteatuesve.

Por flakët nuk ju bindën protestuesit, e kukulla nuk mori flakë, siç nuk u ndez shpirti revolucionar nën udhëheëjen e Berishës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!