Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shpalljen si të pavlefshme të veprimeve hetimore që janë kryer nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Më herët këtë kërkesë Veliaj, e bëri më 18 Gusht në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme e cila vendosi më 1 shtator rrëzim të kërkesës. Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, në shqyrtimin e kësaj kërkesë nuk gjeti shkelje në hetimet paraprake të kryera nga SPAK duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i rrëzoi kërkesën ish kryetari të bashkisë së Tiranë Erion Veliaj.
Në kërkesën e Veliaj, për rrëzimin e hetimeve të SPAK, pretendohej se Organi i Akuzës, ka tejkaluar afatet hetimore, denoncimi është bërë nga një person anonim pa bërë asnjë verifikim, si dhe pretendimi që prokurori i çështjes Ols Dado ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në SPAK.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti. Nga SPAK Veliaj, akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Në Gjykatën e Posaçme më 21 tetor, pritet të mbahet edhe Seanca paraprake nëse dosja për Veliajn kalon apo jo në gjykim./abcnews.al

