Apeli i Metës, caktohet gjyqtarja/ Igerta Hysi do të shqyrtojë kërkesat e Metës dhe Kryemadhit për ndryshim mase

schedule13:40 - 11 Nëntor, 2024

schedule 13:40 - 11 Nëntor, 2024

Gjyqtarja Igerta Hysi do vendosë mbi ankimin e ish-preësidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi që kërkojnë heqje të masave të sigurisë.

Meta prej datës 21 tetor është duke u mbajtur i izoluar në qeli, ndërsa Krymadhi po hetohet në gjendje të lirë, të dy akuzohën nga spak për Pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

E njëjta gjyqtare është caktuar nga shorti për të shqyrtuar dhe ankimin e ish-deputetit jurgis Çyrbja dhe shtetasit Ahmet Masha.

Çyrbja po hetohet në masën e arrestit në burg. sipas hetimeve ka rezultuar se çyrbja është përdorues i platformës së koduar SKY EÇ, ku rezulton se informonte anëtarë të grupeve kriminale  për operacionet e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!