Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.
Në seancën e kësaj të premteje, Gjykata e Apit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie, duke vendosur që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila vendosi qe ish-ministri të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndaj ish-ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.
Lexo edhe: A do të jetë Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Si përgjigjet avokati
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.
Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së Mjedisit.
Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për ndërtimin e tij. /abcnews.al