Apeli i Durrësit liron kreun e Kadastrës

schedule13:30 - 18 Tetor, 2019

schedule 13:30 - 18 Tetor, 2019

Gjykata e Apelit liron kreun e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, të vënë nën masë arresti me burg me akuzën nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre. Gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi vendosi ta lirojë drejtorin e Kadastrës duke i hequr masën e “arrestit me burg” dhe duke vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”

Liridon Pula u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë Durrës dhënë pak javë më pare solli reagimin e politikës.

Në atë kohë zv/kryeministri Erion Braçe u shpreh për vendimin e mëparshëm se prokurori i çështjes Arjan Ndoja po i bën presion një zyrtari të shtetit dhe kujtoi se prokurorë dhe gjyqtarë të tillë që nuk kanë kaluar vettingun nuk duhet të ekzistojnë në institucionet shqiptare./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!