Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar me 3 vite burg nga Apeli është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës.
Më herët u raportua se Frokaj, së bashku me të dënuarit e parë nuk gjendej nga policia në banesë.
Paraditen e sotme, Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi me 3 vite burg ish-kryebashkiakun.
Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.
Lexo edhe: Gjykata e dënoi me burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës nuk gjendet në banesë
Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.
Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm./Abcnews.al/