Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apel për kujdes në shtigjet turistik/ Pas rasteve të fundit në Gjipe, autoritetet: Shmangni eksplorimet pa guida

schedule13:07 - 3 Korrik, 2026

schedule 13:07 - 3 Korrik, 2026

Rastet e fundit të regjistruara në jug të vendit, por edhe në zona të tjera, kanë sjellë sërish në vëmendje problematikën e turistëve që humbasin gjatë eksplorimit të shtigjeve malore dhe natyrore. Shpesh kjo ndodh për shkak të mosnjohjes së terrenit, por edhe nga informacionet e pasakta që qarkullojnë në internet, të cilat në shumë raste nuk pasqyrojnë kushtet reale.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Vlorë, Ilirjan Hasani, thekson se rastet e fundit janë regjistruar në kanionin e Gjipesë, një destinacion mjaft i bukur, por edhe problematik për vizitorët që nuk e njohin terrenin.

Sipas emergjencave civile, guidat vendase kanë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për të shoqëruar turistët gjatë eksplorimit, por edhe për t’u dhënë atyre informacionin e nevojshëm mbi terrenin dhe rreziqet. Edhe pse në jug të vendit nuk janë regjistruar raste të rënda, në zona të tjera të Shqipërisë ka pasur edhe humbje jete.



Kreu i Agjencisë së mbrojtjes civile në Vlorë përmend edhe disa prej zonave më problemtatike në jug të vendit, ku vizitorët duhet të tregojnë kujdes të veçantë.

Vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar dy raste problematike në kanionin e Gjipesë, ku është dashur ndërhyrja e strukturave të emergjencave civile, madje në një prej rasteve është përdorur edhe ndërhyrja nga ajri për evakuimin e personave të bllokuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!