Anya Taylor Joy: Roli im i ëndrrave është Elsa te “Frozen”

schedule22:52 - 3 Shtator, 2024

schedule 22:52 - 3 Shtator, 2024

Anya Taylor Joy u pyet në një intervistë të fundit për rolin që ëndërron t’i ofrohet në një moment gjatë karrierës së saj. Siç u përgjigj ajo, bëhet fjalë për rolin e Elsës në filmin e animuar, ‘Frozen’.

Aktorja 28-vjeçare theksoi se do të donte të bënte një muzikal pasi është “e varur nga puna e palodhur” . Ndërkohë, ajo shprehu dëshirën e saj për të luajtur mbretëreshën e ‘Frozen’, në rast të një versioni ‘live-action’ të filmit.

“Mendoj se Frozen do të ishte shumë i lezetshëm”, u përgjigj Taylor Joy kur u pyet për rolin e saj të ëndrrave, ndërsa deklaroi gjithashtu se është një fanse e Disney.

“Do të ishte shumë argëtuese të gjuash akull nga dora jote. Gjithashtu, do të ishit të preferuar në çdo festë për ditëlindjen e fëmijëve. Të gjithë vëllezërit e motrat e mia kanë fëmijë tani, kështu që unë do të doja që ata të mund të thoshin ‘tezja ime është Elsa’. Kjo do të ishte perfekte”, shtoi Anya Taylor Joy./abcnews.al