Bashkia e Elbasanit ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill për shkak të koronavirusit duke zbatuar kështu edhe vendimin e qeverisë.
Nisur nga kjo, është vendosur që të pezullohen edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me Ditën e Verës, një festë tradicionale kjo në këtë qytet.
“Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve.
Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor”, njoftoi bashkia përmes një postimi në rrjetin social Facebook. /abcnews.al