Hakim Ziyech, ylli i Ajax, nuk është përmbajtur aspak me deklaratën e tij të fundit. Sezoni në Holandë u anulua dhe Ajaxit kryesues, nuk iu dha titulli kampion. Ziyech, i cili do të largohet drejt Chelsea në verë, foli troç për holandezen AD.
“Unë personalisht, me datë 1 korrik jam lojtar i Chelsea. Gjithsesi, është për të ardhur keq se si mbaroi sezoni kështu. Kam dëgjuar shumë gjëra të pakëndshme, të pavërteta. Njerëz që thonë se AZ e meriton titullin, pasi na kanë mundur 2 herë.
I bie që golaverazhi nuk ka vlerë? Nuk llogaritet? Gjepura! Ajaxi është kampion. Si e fitoi PSV titullin në 2007? Me një gol më shumë diferencë. Ne nuk jemi zyrtarisht kampionët, por e dimë shumë mirë, të gjithë, se kampionët e këtij sezoni jemi ne”, përfundoi Ziyech./abcnews.al