Anulimi i sezonit në Francë, shpërthen Aulas: Kemi humbur 700 mln euro!

schedule23:00 - 7 Maj, 2020

schedule 23:00 - 7 Maj, 2020

Kur të gjitha kampionatet e tjera të Europës po mundohen të rifillojnë sa më shpejt, Franca, Holanda dhe Belgjika kanë anuluar gjithçka. E si pasojë, problematikat nuk kanë munguar. Në Francë, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, nuk është përmbajtur aspak.

“Shumë shtete kanë vendosur të presin, me qëllim rifillimin e futbollit. Ne nuk jemi në rrugën e duhur. Duhet të presim deri në fund të gushtit, ndoshta deri në fillim të shtatorit, kampionati duhet përfunduar.

Me një përllogaritje të vogël, që dhe unë e kam bërë vetë në shtëpi, kuptohet se futbolli francez ka humbur plot 700 milion euro nga ky vendim i Qeverisë për të anuluar sezonin”, tha mes të tjerash numri një i Lyon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!