Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Costa: Shqipëria i përket BE/ Kreu i Këshillit Europian: Ka bërë përparim të madh në negociata

schedule10:18 - 9 Maj, 2026

schedule 10:18 - 9 Maj, 2026

“E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian”, ky ishte mesazhi që përcolli Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, në Ditën e Europess, teksa vlerësoi avancimin e konsiderueshëm të Shqipërisë në procesin e negociatave

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e vështirë për ta bërë këtë të ndodhë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm në negociata gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa”, tha Costa.

Mesazhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë përcollën edhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar



Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se Shqipëria është më afër se kurrë integrimit në familjen europiane

Efekte

Edhe Presidenti Bajram Begaj ndau mesazhin e tij, ku u shpreh se Shqipëria është sot më afër se kurrë Bashkimit Europian, e gatshme për t’i shtuar projektit europian energjinë dhe vlerat e saj

Që prej vitit 2022, kur u çelën zyrtarisht negociatat, Shqipëria ka shënuar progres në procesin e integrimit europian, duke e vendosur anëtarësimin në Bashkimin Europian ndër prioritetet kryesore të saj. Reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve kanë qenë në qendër të kërkesave të Brukselit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!