Antibiotikët po humbasin efektivitetin dhe po shtojnë kostot shëndetësore

schedule15:28 - 16 Nëntor, 2017

schedule 15:28 - 16 Nëntor, 2017

Mjafton të kesh shenjat e një gripi për të marrë antibiotik në farmaci. Kjo ndodh shpesh në vendin tonë. Me ose pa recetën e mjekut shqiptarët i përdorin pa kriter antibiotikët. Në javën ndërkombëtare të tyre specialistët apelojnë për të kundërtën, ndërsa theksojnë se këto mediakamente po humbasin efektivitetin dhe po rrisin kostot shëndetësore dhe ekonomike.

Mund të shkojmë në spital për të kuruar një sëmundje, por mund ta dalim prej andej me një tjetër ose në rastin me të mirë mund të qëndrojmë më gjatë atje. Antibiotikët nuk po përdoren siç duhet dhe po humbasin efektivitetin e tyre. Genti Stroni infeksionist në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” tregon se shpesh mjekët gjenden në vështiresi për të trajtuar një diagnoze.

Mjekët i përshkruajnë pa kriter, por edhe vetë pacientet tregohen të pakujdesshëm.

Antibiotikët përdoren për mjekimin e infeksioneve bakterore, jo të atyre virale dhe jo gjithmonë janë një zgjidhje.
Dikush mund te shfaqe rezistence ndaj nje lloji dikush ndaj nje tjetri e kete mund ta krijojme edhe permes asaj qe konsumojme.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise antibiotiket perdoren 80% tek kafshet dhe 20 % tek njerezit. Rezistenca ndaj tyre po shoqerohet me kosto te medha shendetesore, por edhe ekonomike. Prandaj apeli I mjekeve ne javen nderkombetare te tyre vjen per mosperdorimin pakriter te tyre./abcnews.al

 

https://youtu.be/7YJxSbux7XA

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!