“Anti-semitizmi”, Ruçi: Shqipëria do ta çojë deri në fund misionin

schedule16:31 - 28 Tetor, 2020

schedule 16:31 - 28 Tetor, 2020

Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar, gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se të gjithë hebrejtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga familje shqiptare.

“Siguroj se Shqipëria do ta çojë deri në fund misionin e saj për ta shndërruar luftën kundër Anti-Semitizmit në çështje të të gjithë Ballkanit”, tha Ruçi.

Pjesë nga fjala e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi:

“Rezoluta dhe forumi janë dy hapa të vendosur që bashkojnë Shqipërinë me përpjekjet në luftën kundër Anti-Semitizmit.

Shqipëria e konsideron përgjegjësi të saj para qytetarëve, si edhe privilegj të meritojmë lidershipin në luftën kundër antisemitizmit. Në shqiptarët i mbetemi stoik zgjidhjes se dashuria është mbi urrejtjen.

Ne shqiptarët historia na ka vendosur shpesh në të njëjtin bark me hebrejtë, me këtë popull që ka vuajtur një fat tragjik. Por dhimbjet  nuk ia pakësuan humanizmin. Shqiptarët, bota i njohu si magjistratët e mbrojtjes së hebrenjve. Në luftën kundër antisemitizmit ne aktualizojmë atë që kanë bërë brezat para nesh.

Unë i përulem kujtimit të brezave që na bënë mbrojtës të hebrenjve. Është e vërtetë që i mbrojtën familjet e varfra, por listat i kishin qeveritë dhe institucionet. Lufta kundër Anti-Semitizmit nuk mbron vetëm një komb.

Qëndrimi ynë buron nga anëtarësia jonë në NATO, nga aleanca kundër ekstremizmit, atë dhunës ndaj të dobtëve si edhe nga partneriteti për të mbrojtur të ardhmen tonë. Shqipëria do ta çojë deri në fund misionin asaj për ta shndërruar luftën kundër anti-semitizimit në çështje të gjithë rajoneve”, tha Ruçi.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!