Ansu Fati kthehet çështje te Barcelona, agjenti kundër drejtuesve të klubit

schedule21:19 - 19 Nëntor, 2020

schedule 21:19 - 19 Nëntor, 2020

Ansu Fati është kthyer në një çështje te Barcelona. Talenti i sulmit firmosi gushtin e vitit të kaluar një kontratë me klubin katalanas deri në verën e vitit 2022, me opsion rinovimin për dy vite të tjera.

Klubi spanjoll kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi, por agjenti i 18-vjeçarit spanjoll me origjinë nga Guinea -Bissau, Jorge Mendes mendon ndryshe sipas raportimeve të Mundo Deportivo.

Portugezi i njohur e konsideron zbatimin e klauzolës (që do e lidhte automatikisht lojtarin me Barçën deri në verën e vitit 2024) të pazbatueshme, pasi Ansu Fati ishte akoma minoren kur e ka firmosur (17 vjeç ishte gushtin e vitit 2019).

Pika 2 e paragrafit 18 në rregulloren e FIFA-s e përcakton qartë se një futbollist nën moshën 18 vjeç, nuk mund të firmosë një kontratë profesionale që zgjat më shumë se 3 vite.

Barcelona nga ana tjetër, e cilëson Ansu Fati si talentin e së ardhmes dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij, teksa klauzola e shitjes së lojtarit është 300 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!