Anna Lika është një vajzat më të përfolura të ekranit shqiptar. Ajo është dalluar gjithmonë për lirshmërinë dhe batutat që e karaterizojnë.
Pas përfundmit të spektaklit ‘Gladiatori’, ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku ka folur ‘pa doreza’.
Anna është kthyer pas në kohë në fëmijëri dhe ka rrëfyer se një shembull që ka ndjekur kanë qenë tezet e saj, Ingrid dhe Inis Gjoni.
“Kam qenë fëmijë shumë çapkënë. Isha nga ato fëmijë që kur Ingridi bënte spektaklet e lagjes dhe nxirrte tavolinat e gjyshes në lagje, unë isha vetëm 2-vjec dhe kërceja me pafytyrësinë më të madhe se mendoja se kërceja shumë bukur. Martohesha dy herë në javë në lagje, se në jetën reale nuk më merr njëri. Në të gjitha lagjet që kam shkuar, jam martuar. Kam pasur fatin e madh që i kam të dokumentuara, pasi atëherë i xhironim me kamera.”
Më tej, Anna ka folur edhe për largimin nga Top Channel, duke theksuar se pavarësisht se është aktore nuk e sheh veten në spektaklet e humorit.
“Sepse zgjodhën të bënin një emision tjetër në Top dhe unë nuk e shoh veten në ato lloj formati si spektaklet e humorit. Se unë të gjitha pjesët ku kam marr pjesë kam qenë vetja ime, nuk kam pas një personazh që duhet të isha”. l.k/abcnews.al