Ankthi, shtohen fëmijët/ Psikiatrja: Mbyllje në vetvete dhe rënie të humorit. OBSH: Një në katër fëmijë ndihet i vetmuar

schedule15:49 - 20 Maj, 2024

schedule 15:49 - 20 Maj, 2024

Mungesë humori,  mbyllje në vetëvete e deri çrregullime të ankthit po manifestojnë shumë fëmijë pas pandemisë së Covid.  Sipas Organizatës Botërore  të Shëndetësisë  që analizoi sjelljen e fëmijëve në moshë shkollore në 17 shtete të Europës   përfshirë dhe Shqipërinë rreth 1 në  5 fëmijë raportuan se shpesh ndjehen të trishtuar  ndërsa  1 në 4 të vetmuar.

“Kemi dhe një fluks të fëmijëve, të rritjes së rasteve me fëmijë të cilët manifestojnë humor të rënë, mbyllje në vetëvete, çrregullime të ankthit qe janë vënë re dhe këto të rriten pas periudhës së pandemisë ndoshta për shkak të izolimit dhe përiudhën e vështirë  që kaluam.  I bëj thirrje prindërve ti shohin  si sillen,  fëmijët kuptohen më shpejt,  reflektojnë kur kanë reagim ndaj një situate traumatike, ti adresojnë tek mjeku”

Mjekët  flasin dhe për shtim të të rriturve që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Ndonëse  probleme të tilla mbeten ende tabu  në qendrat komunitare në Tiranë psikiatrit  thonë se në këtë periudhë po përballen me një situatë të vështirë.

“Është shtuar numri i rasteve të reja, por kemi dhe situata të agravuara nga ata të cilët trajtohen, kryesisht pacientët kronikë. Kjo është një periudhë e vështirë për ne pasi kemi vënë re se tentojnë të ndërpresin mjekimin e duke ndërprerë mjekimin sigurisht që situatat agravojnë duke u shoqëruar me sjellje agresive si në familje dhe në komunitet. … Pacientët vuajnë dhe hezitojnë të kërkojnë  ndihmë, se hezitojnë të marrin mjekim… frika se mos bëhen  të varur bën shumë njerëz të vuajnë pasojat e ankthit “

Në muajin e ndërgjegjësimit për  çrregullimet e shëndetit mendor  mjekët apelojnë për të shmangur stigmën dhe për të kërkuar ndihmë  që problemi shëndetësor mos t’ju cënojë cilësinë  e jetës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!