Ankthi merr fund: Del përgjigja e tamponit, CR7 rezulton negativ

schedule18:15 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:15 - 30 Tetor, 2020

Më në fund vjen lajmi i mirë për Cristiano Ronaldon, Juventusin dhe gjithë popullin bardhezi. Ylli i kampionëve të Italisë ka marrë vesh përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ.

Një çlirim i madh për 35-vjeçarin, i cili ishte infektuar prej datës 13 tetor. Tani mund të quhet plotësisht i shëruar dhe do të rikthehet në stërvitje me shokët e skuadrës.

Diçka e tillë gëzon trajnerin Andrea Pirlo, i cili mund të bazohet sërish te kualiteti i sulmuesit të famshëm. /abcnews.al