Qetësohen te Kukësi. Një ditë më parë, futbollistët e verilindorëve u testuan për Covid-19 dhe sot janë marrë lajmin e mirë se asnjë lojtar nuk është i nnfektuar. Tani trajneri Gega duhet të mendojë për formacionin dhe për të karikuar ekipin për ndeshjen kundër Slavia Sofia.
“Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme! FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test!
Skuadra do të zhvillojë nesër stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit! Ndeshja do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00″, njofton klubi i Kukësit. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEUs9dwjahH/?igshid=1kfk9ffj36aeb