Gjykatës ku është çuar ankimimi i Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e “11 Dhjetorit” po i bëhen presione të jashtëzakonshme. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu.
Ndërsa theksoi se informacionin e ka të siguruar nga dy burime, Berisha tha se presioni po bëhet nga qeveritarë dhe jo vetëm, ndërsa pas insistimit të gazetarëve pranoi edhe se e kishte fjalën për diplomatë apo ambasadorë.
“Edi Rama po përdor si mashë, po bëhen presione të jashtëzakonshme në gjykatë, të gjithanshme. Nëse s’do kisha dy burime nuk do ta thosha. Po e ndjek. Paralajmëroj se qeveritarë dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë….Diplomatë e ambasadorë. Kam siguruar dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike.”
Ndërsa, i pyetur nëse do të jetë pjesë e mbledhjes së thirrur të mërkurën nga Enkelejd Alibeaj, Berisha theksoi se nesër nuk ka asnjë mbledhje ndërsa paralajmëroi se Alibeajn do ta “ndjekë fati i Bashës.”
“Se le Rama me u tërheq atë. Ai në mision, Do ta ndjekë fati i Bashi. Basha bis.” /abcnews.al/