Në “ABC e mëngjesit” Blerina Metani foli për realizimin e sondazhit online të kryer nga IDRApoll në lidhje më Reformën Zgjedhore.
Sipas sondazhit 77 % e të intervistuarve janë shprehur se shitblerja e votës vazhdon.
Problematika e cila është renditur e dyta është përfshirja në listë e personave me precedent penal.
Gjithashtu elementi i tretë i evidentuar si më problematik është përfshirja e administratës shtetërorë në fushata dhe zgjedhje.
“Në këtë kohë pandemie komunikimi online ka funksionuar edhe për të realizuar një sondazh online për Reformën Zgjedhore. Rreth 40 % e të intervistuarve janë shprehur se këto problematika nuk do të zgjidhen”, u shpreh Metani.
Gjatë intervistës ajo theksoi se rreth 74% e të intervistuarve kanë preferuar listat e hapura.