Anketa e buxhetit të familjeve, shqiptarët punojnë për të ngrënë

schedule15:50 - 4 Tetor, 2021

schedule 15:50 - 4 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar 41.6 % të ardhurave vetëm për të siguruar ushqimet gjatë vitit 2020. Të dhënat e Instat tregojnë se shpenzimet  mujore kanë kapur  një vlerë  prej 34.713 lekë, i cili zë një peshë prej 41,6 % të totalit të të ardhurave nga 41.3% që ishin në 2019 .Në krahasim me një vit më parë  ky zë ka pësuar një  rritje të lehtë.

Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte” me 23,7 %, “perimet” me 16,8 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 13,8 %, ndjekur nga “frutat” me 9,6 %. Shqiptarët janë një ndër popujt që harxhojnë më shumë para për të siguruar ushqim në vendet e BE ky zë është vetëm 13% e totalit të të ardhurave ndërsa në rajon është nën 40 %.

Por mesa duket pandemia ka ndryshuar strukturën e shpenzimeve të një familjeje.në këtë mënyrë  shqiptarët  janë detyruar të harxhojnë më shumë lekë për grupin shëndet i cili ka pësuar një rritje me 28%. Vlen të theksohet se impakti kryesor në këtë zë ka ardhur si pasojë e shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”. Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2020, e ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë” me 26,4 % e ndikuar  edhe kjo nga pandemia. Kryeqyteti ka nivelin më të lartë të shpenzimeve për konsum  mesatarisht 98 mijë e 737 lekë në muaj e ndjekuar nga Korça dhe Fieri. Kukësi rezulton qarku me shpenzimet më të ulëta për konsum e ndjekur nga Dibra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!