Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve u mbledh pasditen e së martës për të vendosur në lidhje me kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Durrës e Shkodër. Gjatë mbledhjes, KAS pasi dëgjoi pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI vendosi që të mos marrë prova shtesë, duke rrëzuar kështu kërkesat e këtyre dy subjekteve politike.
Gjatë fjalës së tij, Marash Logu tha se nga kryqëzimi i pajisjeve elektronike PEI, rezultojnë katër raste që kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme.
“Kjo krijon dyshimin e arsyeshëm që këto persona kanë votuar 71 herë. Duam të ndahemi më gjatë në listën e vendosur në dispozicion, e verifikuar që këta shtetas, kishin votuar apo jo. Pyetja ime për administratën do të ishte se ka 33 shtetas që s’kanë votuar. Pyetja ime do të ishte a është kryer verifikimi që në këto qendra ka pasur ndërprerje. Në konkluzionet tona përfundimtare duhet përfshirë ajo që ne kërkojmë. Duke qenë se hetimi administrativ nuk është mbyllur, për nevoja hetimi dje u tha që PD, nuk ka dërguar kërkesa në institucionet publike. Ne i kemi dërguar. Ajo që na ka sjellë këtu, është që duam të depozitojmë në cilësinë e provës materiale,” tha Logu.
Ndërkohë, KAS u tërhoq për të marrë një vendim për finalizimin e kërkesave me vendim të ndërmjetëm. sb/abcnews.al/