Prokurori Olsian Çela përballë Këshillit të Lartë të prokurorisë shprehu shqetësimin se institucioni që ai drejton e ka të pamundur sa i takon marrjes së informacionit kryesisht nga shtetet e huaja për personat që duhet tu bëhet një verifikim figure, siç janë kandidatët për zgjedhjet e “14 Majit”.
Çela ka këmbëngulur se autoritet e huaja nuk i kthejnë përgjigje letër porosive autoriteteve shqiptare saktësisht Pokurorisë së Përgjithshme, zyrës së dekiminalizimit.
Sipas Celës për sa kohë autoritet e huaja e konsiderojnë kërkesën vetëm administrative dhe jo penale, kjo për të parë në rast se personat të cilët autoritet shqiptare interesohen nësë kanë pasur dënim në këtë vend apo jo autoritet e huaja nuk dinjojnë të kthejnë përgjigje, për të bërë më pas verifikime.
Kjo bën që herë pas herë prokuroria të mos dalë në një konkluzion në rast se këta persona rezultojnë të përfshirë në krimin e organizuar apo të cilët të kenë rezultuar të dënuar.
Prokuroria në letër porositë që i drejtohet autoriteteve të huaja shpeshherë nuk specifikon se për cilat vepra penale këta persona mund të jenë të dënuar në këto vende apo përfshirë në krim. Kjo duket se është një tjetër pengesë, shprehet gazetari Ermal Vija.
Për këtë zoti Çela ka këmbëngulur ditën e sotme se për sa kohë në fakt edhe autoritet e huaja nuk kthejnë përgjigje zvarritet verifikimi i figurës së kandidatëve që kandidojnë për zgjedhje në Shqipëri.
Ka shprehur majft rezerva prokurori Çela sa i përket kthimit në kohë të përgjigjes nga autoritet e huaja. Në fakt kjo është një procedurë që do ti duhet kohë prokurorisë. Fillimisht do ti duhet një kohë për të paktën 30 ditë që të niset letër porosia dhe pas të jenë autoritet e huaja që të bëjnë verifikimet apo kërkimet dhe më pas përcjelljen e këtij informacioni.
Për këto zoti Çela është shprehur skeptik, pasi shtetet e huaja nuk i përgjigjen këtyre letërporosive, përveç dy vendeve, që siç mëson gazetari i ABC News, Ermal Vija janë Italia dhe Greqia./abcnews.al