Anila Denaj shërohet nga Covid-19: Duhet të kemi besim tek mjekët e familjes

schedule13:58 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:58 - 25 Nëntor, 2020

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka fituar betejën me koronavirusin. Në një postim në rrjetet sociale ministrja bën të ditur se është shëruar nga virusi i rrezikshëm, pasi ka rezultuar negativ në testin e kryer.

Denaj fton qytetarët që te kenë besim tek mjekët e familjes, pasi sipas saj vetëm ata mund t’ju gjenden pranë në momentet e vështira.

“Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, shkruan Denaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!