Anija u përfshi nga zjarri në Portin e Durrësit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Evakuuam në kohë ekuipazhin

schedule19:50 - 14 Janar, 2023

schedule 19:50 - 14 Janar, 2023

Pasditen e sotme një anije u përfshi nga flakët në Porin e Durrësit.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Mbrojtjes në Fcebook ku shprehet se ka evakuuar në kohë reale ekipin e ekuipazhit të anijes duke shmangur rrezikun për jetët e njerëzve që gjendeshin në anije me flamur palestinez.

Reagimi:

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftimin e ministrisë e cila ka publikuar edhe fotot e anijes.

Pas disa orësh luftë me flakët, është bërë e mundur fikja e zjarrit në anijen pranë portit të Durrësit.

Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se rreth orës 14:01 dalloi se nga anija “Kledes Mary” me flamur panamez por me pronar shqiptar po dilte tym.

ABC News ka siguruar edhe pamjet nga brenda anijes, gjatë aksionit për shuarjen e flakëve.

d.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!