Një anije shqiptare e Forcës Detare me mision në Detin Egje ka shpëtuar mbrëmjen e së martës një gomone me 50 emigrantë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Anija “Butrinti”, shpëtoi 40 burra dhe 10 gra gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit. Gomonia me emigrantë mësohet se ishte nisur nga Çeshme e Turqisë drejt ishullit të Chiosit në Greqi.
Pas njoftimit të rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex, emigrantet janë marrë nga autoritetet turke dhe kanë vijuar lundrimin drejt portit të Çeshmes. /abcnews.al