Anija shqiptare shpëton 36 emigrantë në Egje

schedule10:49 - 12 Qershor, 2018

schedule 10:49 - 12 Qershor, 2018

Një gomone me 36 emigrantë në bord janë shpëtuar në detin Egje. Lajmin e ka publikuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në faqen e saj në rrjetin social Facebook. Sipas ministres Xhaçka, operacioni është realizuar nga anija shqiptare në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke.
36 emigrantët, 12 prej të cilëve fëmijë e 15 gra ishin nisur nga brigjet turke. Ata iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios./abcnews.al