Anija “fantazmë” turke shfaqet papritur pranë ishullit grek

schedule23:12 - 14 Tetor, 2020

schedule 23:12 - 14 Tetor, 2020

Situata mes Turqisë dhe Greqisë vijon që të jetë shumë e tensionuar për shkak të vendimit të Ankarasë për të rinisur kërkimet me anijen “Oruc Reis”. Gjendja në Mesdhe nga momenti në moment mund të precipitojë për shkak të konfliktit mes dy vendeve.

Mediat greke njoftojnë për një tjetër lëvizje të Ankarasë, që ka të bëjë me një tjetër anije kërkimore, që lundroi me sinjalin fikur duke u shfaqur papritur brenda natës pranë ishullit grek.

Anija “Kanuni” papritmas u shfaq në hartën e trafikut detar në juglindje të Kastelorizo, shkruajnë mediat greke. Në të njëjtën kohë “Oruc Reis” lëviz në zonën në jug të Rodosit dhe Karpathos.

“Kanuni” udhëtoi për një kohë të gjatë me sistemin e fikur duke njoftuar më pas vendndodhjen e saj në juglindje të Kastelorizo.

“Kanuni” është pajisja e tretë turke e shpimit e blerë në fillim të vitit 2020 për rreth 40 milion dollarë. Kjo është një platformë shpimi lundruese e specializuar në shpime në thellësi shumë të mëdha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!