Pedagogia e Universitetin tëKansas me origjinë shqiptare Ani Kokobobo në një takim me studiues dhe shkrimtarë ndau pikëpamjet e saj mbi letërsinë. Studimin e saj mbi Ismail Kadaren e ka ndërlidhur me emrat e mëdhenj të letërsisë botërore me faktin që ata i shërbyen që Kadare të ndërlidhë fijet e letërsisë shqipe me atë botërore.
Studiuesja e letërsisë ruse në Universitetin e Kansas në Amerikë dhe e shkrimtarit të letrave shqipe Ismail Kadaresë, Ani Kokobobo, zhvilloi një takim në Tiranë.
Ndërkohë që studimin e saj për Kadarenë e ka fokusuar në tre dimensionet e figurave që ai ka përdorur në veprat e tij. “Dante i pashmangshëm,” “Eskili humbës i madh” dhe “Shekspiri, një princ i vështirë”. Sipas saj këto personalitete kanë qenë fija ndërlidhëse, për të arritur në botë siç ia ka dalë përmes letërsisë.
Studiuesja e letërsisë ruse, e cila i njeh çdo qelizë e bën ndërlidhjen mes autorëve të suksesshme ndër kohë. Ajo është e mendimit se trajektorja e kësaj letërsie nga errësira e Gogolit fillon pas viteve ‘40 te marrë shkëndija drite, por rikthehet sërish në fillesa.
Si shkrimi më i lexuar është ai që frymëzohet nga opsioni shkatërrues i gjendur në veprën e Dostojevskit dhe që e lidh me fenomenin Trump. Këndvështrimin e saj për letërsin e shpalos edhe në revistat e njohura letrare në Amerikë, ku ajo thekson fort misterin e përmotshëm të letërsisë./ABC News Albania 24/7